“Vatikani” brenda Tiranës, juristi i njohur: S’e lejon kushtetuta, nuk mund të hidhet as në referendum!

Avokati Jordan Daci ka folur lidhur me krijimin e një shteti sovran bektashi brenda Shqipërisë. Ai deklaroi se kjo gjë nuk mund të realizohet pasi ekzistenca e shtetit nuk mund të ndryshohet me Kushtetutë e madje nuk mund të hidhet as në referendum.

“Neni 1 është pjesë e preambulës, që do të thotë është përpjekje shekullore e jona për të krijuar shtetin e pavarur, e shprehet edhe për bashkim kombëtar. Neni 1 nuk është një nen që hajde se po bëjmë një shtet kushtetues, pasi nëse ndryshon këtë nen, ti këtë kushtetutë e hedh në plehra.

Problemi tjetër është se kjo edhe në referendum kjo nuk guxon të shtrohet, pasi ti me këtë vë në pikëpyetje ekzistencën e atij të cilin ti po e thërret në referendum. Referendumet kanë disa pika të ndaluara për tu realizuar. Si referendumi për denoncimin e traktatit ndërkombëtar, nuk lejohet, sepse i bie që marrëdhëniet që kemi me vende të caktuara, mund të ndryshojë sipas orekseve të caktuara”, tha Daci për “Euronews Albania”.

Artikulli paraprakZgjedhjet presidenciale në SHBA, thirrje për ndryshim të ligjeve mbi mediat sociale
Artikulli tjetërShembujt janë dështimet më të mëdha të popujve!