Katër automjete zjarrfikësish shihen gjithashtu në fotografitë e Kozmodromit Plesetsk nga 21 shtator, i cili ndodhet në rajonin Arhangelsk në veri të Rusisë.
Radio Evropa e Lirë i siguroi këto pamje nga Planet Labs.
Një analist i inteligjencës, me emrin e përdoruesit @MeNMyRC1, i cili i ka analizuar pamjet, tha se vrima mund të jetë shkaktuar nga një shpërthim i një rakete balistike interkontinentale, RS-28 Sarmat.
Edhe analistë të tjerë u pajtuan me vlerësimin e tij.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të jetë hera e katërt që një raketë Sarmat ka dështuar.
Rusia pretendoi në prill 2022 se kishte testuar me sukses këtë raketë.
Sarmat, zhvillimi i së cilës nisi në vitet 2000, është raketë me lëndë djegëse e dizajnuar të udhëtojë deri në 18.000 kilometra.
Ajo është 35 metra e gjatë dhe thuhet se mund ta bartë një ngarkesë prej 10 tonësh me koka të ndryshme raketore./REL