Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO merr vendim për ish zv.ministrin, Klodian Rjepaj

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë, arrest në burg për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.

 

Përmes avokatit të tij, Rrjepaj kërkoi revokim ose masë më të butë sigurie se “arrest në burg”, kërkesë e cila u rrëzua nga gjyqtari Florjan Kalaja.

Klodian Rrjepaj u vendos në pranga në datë 17 gusht të vitit 2023 me urdhër të SPAK, për llogari të hetimeve që nisi kjo strukturë për “Sterilizimin”.

Ky i fundit dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’. Bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili akuzohet për “Mashtrim”.

Organi akuzues kërkoi “arrest në shtëpi” për Marsela Sejrana dhe për Saimir Kadiun, ndërsa masë më lehtësuese u caktua ndaj Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petri Mersini.

Disa muaj me vonë, prokuroria e posaçme caktoi “detyrim paraqitje” edhe për ish ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ndodhet në burg për dosjen “SASPAC”.

Pak ditë më parë, Klodian Rjepaj u lirua nga qelia dhe u paraqit në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi dhe dha sqarime për ato që ai ka dijeni për këtë aferë.

Artikulli paraprakEdi Rama nuk e shpëton dot “Gogolin” e tij Sali Berisha!
Artikulli tjetërVuçiç e krahason veten me Biden: Nëse ai flet në OKB për 20 minuta, edhe unë mund ta bëj këtë, nuk më ndalojnë dot