Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen e afatit të paraburgimit për ish drejtorët e Bashkisë Tiranë, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1.Pala kërkuese Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 03.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:
1.Të caktohet ndaj shtetasit Redi Molla afati i ri i paraburgimit prej 12 ( dymbëdhjetë) muaj duke filluar nga data 28.03.2024;
2.Të caktohet ndaj shtetasit Mariglen Qato afati i ri i paraburgimit prej 12 ( dymbëdhjetë) muaj duke filluar nga data 28.03.2024;
3.Të zgjatet afati i paraburgimit për shtetasin Taulant Tusha për 3 (tre) muaj, nga data 28.09.2024 deri në datën 28.12.2024”.
- Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 112, 263/1 gërmat b) dhe c), 263, pikat 6 dhe 7, 264/2 të Kodit të Procedurës Penale; me vendimin Nr. 508, datë 23.09.2024, vendosi:
- Pranimin e kërkesës së paraqitur nga pala kërkuese, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
- Caktimin e afatit të ri të paraburgimit prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh, duke filluar nga data 28.03.2024 deri në datën 28.03.2025, ndaj shtetasit nën hetim Redi Molla, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në 7 (shtatë) raste, nga këto 4 (katër) raste të kryera në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 259 dhe 25 të Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer në 5 (pesë) raste, të parashikuar nga neni 257/a/ 2 i Kodit Penal; “Pastrimi i produkukteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
- Caktimin e afatit të ri të paraburgimit prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh, duke filluar nga data 28.03.2024 deri në datën 28.03.2025, ndaj shtetasit nën hetim Mariglen Qato, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në 4 (katër) raste, të kryera në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 259 dhe 25 të Kodit Penal, sipas përmbajtjes REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021;”Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
- Zgjatjen e afatit të paraburgimit, edhe për një periudhë 3 (tre) mujore për shtetasin nën hetim Taulant Tusha, duke filluar nga data 28.09.2024 deri në datën 28.12.2024, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021 dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, e kryer dy herë, të parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.
- Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Tiranë, më datë 23.09.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar