Baba Mondi, Baba Edi dhe Baba Saliu!

Nga Sidi Hasanaj

Është tema e re e aktualitetit duke eklipsuar dhe vëmëndjen e dosjes “Partizani” nga SPAK, ideja e shprehur nga Edi Rama në mbledhjen e OKB-së për të krijuar brenda territorit të Shqipërisë një “shtet të ri” sovran, shtetin e komunitetit Bektashi të kryegjyshit Baba Mondi.

Te Edi Rama ka një dikotomi, një dualitet karakteristikash që edhe pse janë të kundërta, bashkëjetojnë harmonishëm me njëra-tjetrën:

Te Edi Rama jeton dikotomia e çmendurisë dhe djallzisë, ose siç populli jonë e përshkruan me termin “shejtan-budalla”.

Padyshim që në pamje të parë është një propozim që tregon vepse çmendurinë që udhëheq Ramën.

Shtetet nuk krijohen me urdhëra për të plotësuar imagjinatat e marra të njerëzve me pushtet… dhe me çmenduri.
Shtetet mikro, si analogjia që Rama kërkoi të blnte me Vatikanin, nuk krijohen as si simbolikë e harmonisë fetare!

Vatikani u krijua natyrshëm si shtet në kalimin e shekujve:

Në vitet 313-324, perandori Konstantin i parë, ndërtoi Bazilikën e Parë në Perandorinë Romake të Krishtërimit! Pra, Bazilika e Shën Pjetrit u ndërtua si objekti i parë i grumbullimit për besimtarët në historinë e Perandorisë Romake.

Bazilika u ndërtua (aty ku ndodhet edhe sot, në qëndër të Vatikanit) dhe u kthye në një qëndër shpirtërore për piligrinët Krishterë.
Me kalimin e shekujve kjo qëndër e Krishtërimit u bë si pikë reference për praktikantët Krishterë, atje u përhap konvertimi i Europianëve në fenë e Krishterë.

Por në vitin 846 pas një sulmi të piratëve ndaj Romës, Papa Leo i katërti urdhëroi të ndërtohej një murë mbrojtës. Pra natyrshëm lindi nevoja që pushtuesve të Perandorisë Romake tju evidentohej një territor që nuk kishte lidhje as me Romën Politike, as me ushtrinë, por ishte një “ishull shpirtëror i Krishtërimit”.

Me kalimin e shekujve, pra nga 313 deri më 1929, ky territor i ngritur mbi një kodër të quajtur “kodrat Vatikane” u zhvillua shumë paralelisht me përhapjen e Krishtërimit, u krijuan ndërtesa të tjera që shërbenin për praktikantët e Krishtërimit, dhe rrethohej e veçohej nga Italia pikërishtë për të qenë territor neutral, për të qenë një “oborr i madh i Kishës qëndrore Katolike” e cila nuk kishte përkatësi kombëtare, por ishte Kisha e çdo besimtari të Krishterë në Botë!

Në 1929, Musolini e formalizoi këtë enklavë, duke i dhënë sovranitetin brenda Italisë. Mqs ndodhej në kodrat e Vatikanit, u quajt “Qytet shteti i Vatikanit”.
E sa herë hynin pushtues ose agresorë në Itali, siç ishte në 1943 kur trupat naziste Gjermane pushtuan Romën… ruajtën sovranitetin dhe nuk e prekën Vatikanin.

Pra, Vafikani u finalizua si shtet pas rreth 1600vitesh funksion si kryeqëndër e praktikantëve të Krishterë, dhe u formalizua si enklavë jashtë Italisë me një qëllim:

Të mos sulmohej nga lufrtimet mes shteteteve, të ruhej nga agresorët.

Tani çfarë lidhje historia 1600vjeçare e Krishtërimit në Vatikan me idenë e prodhuar në menjen e mbrapshtë të Edi Ramës?!

Çfarë lidhje ka Vatikani dhe nevoja për tu distancuar nga sulmet ushtarake ndër 1600 vite drejt Italisë, me shtetin Bektashi të Edi Ramës?!

Asgjë.

Por Edi Rama nuk është (vetëm) i çmendur, pra siç thamë “vetëm i çmendur”… çmenduria e tij egziston në balancë me poshtërsinë, dhe sa herë njëra ka nevojë për të arritur një qëllim… tjetra e ndihmon:

Sa herë poshtërsia e qëllimeve të tij kërkon një objektiv, çmenduria e tij e ndihmon, ose vice versa.

Çfarë sigurojnë mikro shtetet si Vatikani?

Së pari pasaporta të veçanta, taksa të ulëta, imunitet penal (ta paktën për pak kohë) dhe autonomi territoriale.

Kush në Shqipëri kërkon çdo ditë e më shumë këto instrumenta?
Të pushtetshmit!

•Politikanët e korruptuar që duan një bankë konfidenciale ku të depozitojnë paratë e pista e më pas ti tranferojnë në ishuj Offshore, pa kaluar në filtrin e SPAK dhe BKH për gjurmimin e transfertave dhe burimit të pasurisë.
* Oligarkët që ju duhet të regjistrohen në QKB-në e shtetit të Baba Ramës dhe fitimet e tyre ti nënshtrohen tjetër regjimi fiskal taksash… pse të paguajnë 15-23% taksë fitimi në Shqipëri kur mund të paguajnë 1% taksë në shtetin e Baba Ramës?!

* Krimi i Organizuar, eksponentët e të cilit pasi mund të jenë në Kërkim nga SPAK, mund të kenë një pasaportë të shtetit të Baba Ramës dhe të fitojnë pak kohë me imunitet sa për tu larguar nga Tirana drejt Dubait…deri sa të kryehen “procedurat e ekstradimit nga Shkozeti drejt Tiranës”

Po autonominë territoriale?? Këtu loja bëhet shuumë e rrezikshme!

Nëse kjo poshtërsi e paketuar me çmendurinë e Edi Ramës, pranohet nga vendet e NATO-s, krijohet precedenti që … dhe bie fjala Kisha Serbe në Kosovë ta kërkojë!

Atë që Serbia nuk e morri dot me luftë në dekada, nuk po e merr dot me betejë diplomatike tani, ta marrë falë Edi Ramës:
Të kërkojë dhe ajo një territor autonom të sajin brenda Kosovës, të njëjtin territor në veri të Mitrovicës ku po bëhet betejë prej muajsh!

E përse mos ta kërkojë Kisha Ortodokse Serbe, nëse e arrnë Teqeja Bektashie Shqiptare e Baba Mondit?!

Pra ky është Edi Rama, një miks mes të poshtërit dhe të çmendurit. Gjithnjë në kërkim të formulave për të mbrojtur milionat e tij dhe oborrit të tij politiko-kriminalo-oligarkik dhe gjithnjë në krah të “vëllait të tij politik” siç e ka thënë vetë ai, Aleksandër Vuçiç.

Pra Edi Rama është një “Baba”, mbase një baba shpirtëror të një sekti me emrin Rilindje, dhe kërkon përmes një Baba Mondi, të maskoj qasjen e tij proktetore e atërore ndaj oligarkëve, kriminelëve dhe politikanëve të PS.

Por Edi Rama duhet që çmenduria e tij, mos të ketë përballë llogjikën, arsyetimin dhe racionalitetin… Ramës i duhet që poshtërsua e tij mos të ketë përballë pastërtinë dhe sinqeritetin e idealeve… por të ketë përballë një çmenduri dhe poshtërsi edhe më të madhe. Vetëm kështu ajo funksionon.

Dhe Baba Rama mjeshtërisht e hodhi çmendurinë e tij, fiks kur praktikantët e një “babai” tjetër shpirtëror po bënin ritet e tyre të çmendurisë:
“Baba Berishës” dhe piligrimlve të tij të marrë!

Çmenduria e këtyre, barazon dhe mbase tejkalon edhe patronazhistët dhe “ushtrinë e cila ka si karburant sufllaqet” të Rilindjes.

Në studiot televizive ka nisur prej ditësh një histeri kolektive se kush sulmon më shumë SPAK-un, dhe shpall të pafajshëm Berishën. Një çmenduri e madhe kolektive e ndjekësve të Baba Berishës.

Ndërkohë që gjyqi duhet bërë në gjykatë e jo në TV, ndërkohë që faktohen nga dosja hetimore se janë ndryshuar 2 ligje ( si ai nr. 9583 dhe 9963) nga Berisha për të lejuar privatizimin e terreneve sportive dhe objekteve të Forcave të Armatosura, pasi janë hartuar 5 VKM për privatizimin e klubit Partizani nga kryeministri Baba Berisha për 5muaj dhe nga 213 prona të ushtrisë, vetëm 1 është kthyher te pronari dhëndër i Baba Berishës… ushtria e patronazhistëve jo mavi por “të rrugicës së shpresës” thojnë në media:
“ Berisha, vajza e tij dhe familja e tij kanë koeficent inteligjence më të madhe se ne o popull, dhe e meritojnë atë pasuri. SPAK nuk ka fakte për fajësinë e Berishës por ka zili pasurinë e tij”… një tmerr i vërtetë, një justifikim që ka xhelozuar pamasë dhe patronazhistët e Baba Ramës… të cilët të gjendur në disavantazh adhurimi ndaj babës së tyre politik, ju përgjigjen:

“Baba Rama është 10hapa pars nesh në mençuri, dhe po sakrifikohet për hallet tona”.

Një garë që dhe vetë shoku Enver do e kishte zili, por që Shoku Edi dhe Sali po e kthejnë në fakt.

Pra, dy baballarëve Baba Edit dhe Baba Berishës, dy KryeGjyshërve të Shqipërisë, padiskutim që ju duhet një territor sovran nga kthetrat e Drejtësisë, për të mbrojtur sadopak pasurinë dhe korrupsionin e tij.
Ndërkohë komuniteti Bektashi, përmes figurave më të ndritura të kombit dhe Rilindjes Shqipëtare (jo asaj të patronazhistëve) si Vëllezërit Frashëri etj e ka thënë verdiktin e tij:
“Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”

Artikulli paraprakESE/ Nga Natasha Lako: Poezia e Zogajt është një bekim
Artikulli tjetërKancelari Scholz: Gjermania nuk do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë