Nga Ardi Stefa
Ekuacion me shumë të panjohura!
LSI kërkoi dhe do të marrë 10 deputetë në vendet e sigurta në listat e deputetëve të PD.
Si pasojë 10 ambiciozë poshtëballkonistë, që humbasin vendin do të mërziten dhe do të largohen…
Nja 3 ose 4 i kërkon edhe Dulja me Belerin.
Largohen edhe 3 ose 4 poshtëballkonistë të tjerë!
Kërkon dhe Duka nja 2 deputetë të sigurtë.
Ikën edhe 2 poshtëballkonistë të tjerë!
2 deputetë i duan edhe republikanët, 2 deputetë i do edhe Balli…
Ikën edhe 4 poshtëballkonistë të tjerë…
Po është edhe komuniteti çam, i cili duhet të përfaqësohet, edhe pse kanë partinë e tyre…
Ikën edhe disa poshtëballkonistë të tjerë…
Po duhet të përfaqësohet edhe komuniteti bektashi…
Ikën edhe disa poshtëballkonistë të tjerë…
Komuniteti LGBTQI+, shyqyr Zotit, është i përfaqësuar…
Ore, sa demokratë të vërtetë do të jenë në listat e PD, përveç këtyre dhe ca pak poshtëballkonistëve?
Sepse ky ekuacion e nxjerr kokoshin më pak se një thelë, sidomos kur rrezikon të kesh rezultatin më të dobët pas 1997- ës…
Ku shkuan Primaret, meritokracia, vlera e votës, demokracia e brendshme dhe dëgjimit i zërit të anëtarëve të PD?
Sepse të shiten përsëri demokratët për LSI-në, është si puna e kurimit të dhëmballës së krimbur me raki Skrapari.
Shpëtimi vjen vetëm nga shkulja, jo rakia, qoftë edhe Skrapari.
Me raki vetëm humbet arsyen e bëhesh qesharak, por nuk ke as shpëtim dhe as ndryshim.
Por këta nuk kanë cipë. Janë bashkë kundër demokratëve, shqiptarëve, Shqipërisë, Drejtësisë e Demokracisë!
Ekuacioni ka shumë të panjohura, por vetëm një zgjidhje!
p.s 1: E imagjinoni luftën e brendshme nëpër qarqe?…
p.s 2: Çfarë u bë me atë qarkoren e Nokës për rikthimin e drejtuesve të strukturave të Bashës në postet analoge drejtuese të PD- së së Berishës? U kthye ndonjëri, apo askush?
p.s 3: Konfuci thotë: “Po të pështynë pas shpine do të thotë se je përpara tyre!”