Fjalimi i Erdogan në OKB: Ashtu si u ndalua Hitleri 70 vjet më parë, ashtu të ndalohet Netanyahu

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shfrytëzoi fjalimin e tij të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën për të përmendur Gazën, si një shembull të dështimeve te sistemit të OKB-së.

 

“Jo vetëm fëmijët po vdesin në Gaza, por edhe sistemi i Kombeve të Bashkuara. E vërteta po vdes, vlerat që Perëndimi pretendon të mbrojë po vdesin, shpresat e njerëzimit për të jetuar në një botë më të drejtë po vdesin një nga një”, ka deklaruar Erdogan, raporton AP.

Ai ka vazhduar duke kërkuar që të ndalet lufta në Gaza teksa ka bërë sërish një krahasim mes Netanyahut dhe Hitlerit.

“70 vjet më parë, ashtu si Hitleri u ndalua nga një aleancë e humanitetit, Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës duhet të ndalohet nga një aleancë e humanitetit”, është shprehur Erdogan.

Artikulli paraprakSPAK dhe autoritetet italiane në aksion të përbashkët kundër trafikut të drogës! Kontrollohen disa banesa në Durrës dhe në shtetin fqinj!
Artikulli tjetër“Le të jetë ç’të jete, fare e përdalë, qorre, sakate…”- Refleksionet e ish-të burgosurit politik: Djem si yje, kurdisnin martesa me vajza komunistësh, për të qëndruar në krahinën ku kryenin shërbimin ushtarak