”Shteti Bektashi”/ Agim Baçi: Rama i përket politikanëve populist e autokratë, nuk i pyeti fare Bektashinjtë

Gazetari dhe analisti i njohur, Agim Baçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Rama i përket politikanëve populist e autokratë që nuk i intereson fare të pyes të tjerët.

Baçi: Në rastin më të mirë është ide turistike.

Rama i përket atyre politikanëve populist, autokratë që thotë unë jam populli, unë jam e vërteta kështu që nuk i intereson fare me pyt Bektashinjtë.

Ajo u dallua në prononcimin e parë nga kreu i Bektashinjve që nuk e dintë këtë, por pastaj ra dakord.

Por nuk mund të fajësojmë këtu asnjë nga Bektashinjtë.

Këtu kemi të bëjmë me një ide të kryeministrit ku unë e besoj se ai e shikon Shqipërinë turistike.

Por kjo është një shaka pa kripë sepse ti nuk mund të bësh shaka të tilla se ti do të rrisësh turizmin.

Ajo që është e rrezikshme këtu, është një e paprecedentë është që ti kërkon të krijosh shtetin islamik modern.

Do të thotë që ti do ti ndash myslimanët në Shqipëri kategori e parë dhe kategori e dytë.

Artikulli paraprak“Shërbimi Sekret dështoi”/ Hetimi i Senatit: Nuk u garantia siguria e ish-presidentit gjatë tubimit të 13 korrikut
Artikulli tjetërBasha i përgjigjet sulmeve të Berishës: Është peng i dosjeve të tij, prandaj përdoret nga Edi Rama si gogol në çdo palë zgjedhje