SHBA sanksionet të reja ndaj Rusisë, kompania e kriptomonedhave në shënjestër të Departamentit të Thesarit amerikan

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj rusit, Sergey Ivanov dhe firmës së kriptomonedhës Cryptex, e cila është e bazuar në Shën Vincent dhe Grenadine, por që operon në Rusi, njoftoi Departamenti i Thesarit i SHBA.

Rrjeti i Zbatimit të Krimeve Financiare të Departamentit të Thesarit dyshon për shkëmbimin rus të kriptomonedhave PM2BTC, për pastrim parash.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtar mbeten të palëkundur në angazhimin tonë për të parandaluar që lehtësuesit e krimit kibernetik si PM2BTC dhe Cryptex të veprojnë pa u ndëshkuar,” tha Bradley Smith, ushtrues detyre i Nënsekretarit për Reagimin e Krimit Kibernetik të Ministrisë së Financave.

Departamenti i Shtetit të enjten (26/9) njoftoi shpërblime deri në 10 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e Ivanov dhe Timur Shakhmametov për përfshirje në krimin e organizuar transnacional.

Për më tepër, Departamenti i Shtetit po ofron një shpërblim deri në 1 milion dollarë për iata qw japin informacione që çojnë në identifikimin e drejtuesve të PM2BTC dhe blerjet e vjedhura me kartë krediti të PinPays dhe Joker’s Stash.

Artikulli paraprakSheznji nis stërvitjen në Spanjë, por i tregon Levandovskit kushtin që ka për Barcelonën
Artikulli tjetërKur nuk funksionon ligji, i zgjedhuri me votë kthehet në diktator!