Kriza e krahut të punës/ Shqipëria, vendi i mundësive për indianët

Ndërsa rinia dhe forca e aftë për punë zgjedhin të largohen nga vendi, nga ana tjetër Shqipëria po shikohet si vendi i mundësive për shtetasit indianë.

Nuk bëhet fjalë vetëm për punonjës, por edhe për persona të kualifikuar. A2 ka kontaktuar dy inxhinierë nga India të cilët prej muajsh janë pjesë e një firme shqiptare që po ndërton një lot të segmentit Qukës-Qafë Plloçë.

Përveçse ndihen mirë me shqiptarët dhe kushtet e punës, pretendojnë të qëndrojnë gjatë në Shqipëri.

Edhe mbikëqyrësit shqiptarë të punimeve shprehen të kënaqur me punën dhe seriozitetin e indianëve.

Vetëm në këtë kantier pune punojnë 21 shtetas indianë, të cilëve krahas kontratave të punës u është siguruar edhe akomodimi nga ana e kompanisë shqiptare.

Artikulli paraprakKol Idromeno, cili ishte themeluesi i artit realist shqiptar! Nga plani për ndërtimin e vilës së Presidentit Ahmet Zogu, te centrali elektrik dhe Banka e Shtetit, projektet e artistit
Artikulli tjetërPërplasen dy mjete, njëri prej tyre përfundon në kanal. Raportohet për dy të lënduar