Solidariteti i çiltër i Bashës për Ervinin dhe shpura e atyre që Salianjin e groposën natën dhe tani e “qajnë” ditën!

NGA BATO KOSOVA

Ata që s’kanë guxim të sulmojnë qeverinë dhe pazarin e Sali Berishës me Edi Ramën, që me të njëjtët gjyqtarë që mori vulën, dënon Salianjin, kanë nisur sulmet ordinere ndaj Lulzim Bashës. Lulzim Basha është ndryshe nga shpurra e këtyre që ditën të qajnë e natën të vrasin.

Siç e tha dhe vetë Salianji, ai ka marrë mesazh, (dhe pse nuk e bëri të qartë nëse kanë folur në telefon, apo me mesazhe), nga Lulzim Basha. Pra, ai ka treguar solidaritetin e tij larg propagandës dhe përdorimit të kësaj ngjarje të rëndë për Salianjin.

Disa pseudo-media që paguhen nga Rama dhe Berisha, ata që dënuan në të vërtet Salianjin, mesa duket kanë marrë dhe pagesën kundër Bashës.
Sot, këto media nuk flasin asnjë fjalë për hetimin që Senati po i bën Ramës, për investimin e familjes “Trump”.

Nuk flasin asnjë fjalë për korrupsionin e Berishës dhe si ka mundësi që e njëjta trupë që i dha vulën Berishës, dënon Salianjin.

Nuk flasin për “5D” e Erjon Veliajt, por janë shqetësuar pse Basha nuk del në media dhe të përdorë fatkeqësinë e Salianjit.

Këtyre nuk u intereson Salianji, por edhe në fatkeqësin e tij, duan ta përdorin atë për pagesën e rradhës nga Berisha, Rama dhe të tjerë, për të përfituar politikisht mbi fatkeqësin e tij.

Artikulli paraprakDW/ “Rishikoni ligjin për investitorët strategjikë”- Ambasadori Silvio Gonzato: Krimi i organizuar dhe korrupsioni, pengesat që duhet të kapërcejë Shqipëria para se të hyjë në BE
Artikulli tjetërRusia bombardon një spital ukrainas, vriten 9 persona