Gazment Koduzi: Shpenzimet për shëndetin si barrë mbi qytetarin shqiptar!

Nga Gazment Koduzi

Ditët e fundit është bërë publike raporti “ Balkan barometer, people and business viewpoints” ( Barometri ballkanik, këndvështrimi i qytetarëve dhe biznesit) 2024, kryer nga Këshilli për bashkëpunim Rajonal, ku të binte në sy deklarimi i qytetarëve se, 36% e familjeve të tyre nuk kanë mundur të pagujanë trajtimin shëndetësor dhe 33% nuk kanë patur mundësinë të paguajnë barnat të pambuluar nga sigurimet shëndetësore. Të dy të dhënat janë dramatike duke patur parasysh që 1 në 3 shqiptarë nuk ka patur mundësi të trajtohet për problemet shëndetësore sepse nuk përballon dot shpenzimet nga xhepi. Këto të dhëna nuk janë befasuese, sepse prej vitesh tashme, raporti i botuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë “Can people afford to pay? (A e përballojnë njerëzit të paguajnë?) 2023, në Shqipëri 13% e familjeve kanë shpenzime shëndetësore katastrofike ( që i cojnë në varfëri) dhe rreth 58% e shpenzimeve në shëndetësi janë nga xhepi. Të gjitha sa u thanë më sipër janë pasoja të politikave shëndetësore të ndjekura në vite në vend, sidomos 10 vitet e fundit, ku skema e sigurimeve shëndetësore është shkatërruar, dhe nga një mëkanizëm për të shmangur shpenzimet katastrofale për shëndetin, është kthyer në një mekanizëm për pagesën e koncesioneve (PPP) abuzive. Skema e sigurimeve shëndetësore është krijuar në 1883 nga Otto Von Bismarck për shtresat e punëtorëve, me qëllim që kur të kishin nevojë për kujdes shëndetësor, të mos shpenzonin nga xhepi, por të ishin të mbrojtur nga sigurimet shëndetësore. Ne Shqipëri, skema e sigurimeve shëndetësore nuk është mekanizëm që ka një paketë përfitimesh qe qëllim të mbulojë nevojat e qytetarëve për shpenzime shëndetësore, por është kthyer në një skemë barrë për shëndetin e tyre. Po të shikojmë buxhetin e shpenzuar për rimbursimin e barnave në vitet 2017-2023, kemi një rritje 10% për 3 vitet e para ( 2020-2017) dhe 7.6 % për 3 vitet e tjera (2023-2020).
Burimi i të dhënave: Fondi i Sigurimit të Detyrusehëm të Kujdesit Shëndetësor, Raporti vjetor 2017,2020, 2023.
Por cila është zgjidhja për situatën e krijuar? Në radhë të parë, skema e sigurimeve shëndetësore duhet që të luajë rolin për të cilin është krijuar, dhe për këtë duhet që të krijohet një treg i sigurimeve shëndetësore. Ky treg, nuk nënkupton numrin e kompanive, por shumë llojshmërinë e paketave të përfitimeve, dhe qytetari të zgjedhë vetë se cilën paketë të zgjedhë. Konkurenca e paketave të përfitimeve, do të bëjë të mundur uljen e pagesave të drejtpërdrejta nga xhepi. P.sh. në Gjermani që zbaton sistemin e propozuar më sipër, shpenzimet nga xhepin janë poshtë 15% dhe shpenzimet për barnat 15%. Nga ana tjetër, kompania ku do të sigurohet qytetari, të luajë rolin e avokatit të interesave të qytetarit, si klientin e saj, sepse një klient i kënaqur me shërbimin, do të vazhdojë të sigurohet te e njëjta kompani. Tregu i sigurimeve shëndetësore, duhet të zhvillohet njëkohësisht edhe me tregun e shërbimeve shëndetësore, ku të integrohen të gjithë ofruesit e kujdesit shëndetëso, pa dallim pronësie, dhe të kenë të gjithë kontrata me sigurimet shëndetësore.Këto dy hapa madhore, do të bënin të mundur që qytetari të zgjedhë vetë ku do sigurohet dhe ku do e marrë shërbimin shëndetësor, bazuar në parimin “paraja ndjek pacientin”.
Mirëpo, që të bëhet kjo reform, duhet vizion dhe vullnet politik, që kjo mazhorancë nuk e ka patur dhe as e ka.
Qytetarët shqiptarë meritojnë më të mirën për shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre!

facebook 1727551364198 7245875597063036774

Artikulli paraprakAlfrida Marku e PD Euroatlantike: Jam në krah dhe mbështetje të banorëve të Lezhës!
Artikulli tjetër“Rreziku i flluskës!” Analiza: Si po maturohet ndërtimi