Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur afër një pompe të benzinës në qendër të Zveçanit rreth mesnatës, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Siç ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, nga shpërthimi nuk ka të lënduar.
Sipas tij si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.
Zëvendësdrejtori i Policisë ka deklaruar se njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes dhe se aktualisht nuk duhet kush e ka shkaktuar shpërthimin.
Në kohën e shpërthimit, pompa e benzinës nuk ka qenë aktive, ka njoftuar ai.