Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Humbi kontrollin mbi makinën dhe u përplas me bordurën, 47-vjeçarja përfundon në spital

jë aksident raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ky ka mbetur e plagosur një grua.

 

Sipas informacioneve paraprake, një 47-vjeçare duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi të dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Mësohet se ajo është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakMë shtrenjtë se Singapori, Shqipëria renditet e teta në botë për çmimin më të lartë të naftës
Artikulli tjetërIu sekuestruan me urdhër të SPAK 3.1 milionë euro pasuri, ish-shefi i Operacionales, Oltian Bistri rekurs në Gjykatën e Lartë