Liga e Kampioneve kthehet sot me pjesën e parë të sfidave të dyta të fazës së kampionatit tashmë. Dhe në këtë fazë, do të jetë e shpeshtë që të shihen në të njëjtën ditë dhe orë edhe skuadra të të njëjtit vend cilat më parë UEFA i ndante në ditë të ndryshme.
Kësisoj, sot do të luajnë paralelisht në orën 21:00 edhe Milani përballë Leverkusenit në trasnferë, edhe Interi në shtëpi përballë Crvena Zvezdës. Të dyja janë përballje interesante për ekipet italiane në fjalë, pasi ata janë në kërkim të fitores së parë në këtë edicion.
Një ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo në Londër, ku Arsenali pret PSG-në, në duelin mes dy ekipeve që duan të ecin sa më shumë në këtë turne.
Ndërkaq, në fushë do të jetë edhe Qazim Laçi me Spartën e Pragës, në një transfertë të komplikuar për çekët në Gjermani përballë Shtutgartit.
NDESHJET
Salcburg – Brest 18:45
Shtutgart – Sparta Praga 18:45
Arsenal – PSG 21:00
Bajer Leverkusen – Milan 21:00
Borusia Dortmund – Sëlltik 21:00
Barcelona – Jang Bojs 21:00
Inter – Crvena Zvezda 21:00
PSV – Sporting Lisbonë 21:00
Slovan Bratislava – Mançester Siti 21:00