Përmes një interviste në Ora News, analisti Ben Andoni tha se forma e protestës nuk është re sepse është ndjekur më herët nga PD-ja.
Ai shtoi se mënyra që do ndjekë PD-ja dhe pjesa e forcës që po ndjek mund të ketë një rezultat në datë 7, por më pas do të bjerret, sepse publiku është i lodhur me retorikën politike.
Andoni: Forma nuk është re sepse është ndjekur më herët nga PD-ja. Objekti i këtyre nuk është se ndryshon shumë nga të tjerët. Sensi i PD-së është për të ardhur në fuqi. Problemi taktik është mënyra se si duan të paraqiten para publikun. Sigurisht që Rama ka hapësirën më të madhe dhe nuk i ka lënë shumë vend për tu shprehur opozita.
Mënyra që do ndjekë PD-ja dhe pjesa e forcës që po ndjek mund të ketë një rezultat në datë 7, por më pas do të bjerret, sepse publiku është i lodhur me retorikën politike. Publiku do të shohë alternativën për ndryshim sepse janë lodhur me Ramën, duan një qeveri normale. Publiku do një shpjegim sesi do të ndalohet korrupsioni. Pjesa e forcës bën sens në 1-2 data, sepse i kërkojmë opozitës që të bëjë protesta, sepse e shëndoshin shoqërinë, por dhuna e stopon shoqërinë.