Shpenzimet për shëndetin si barrë mbi qytetarin shqiptar!

NGA GAZMENT KODUZI

Ditët e fundit është bërë publike raporti “ Balkan barometer, people and business vieëpoints” ( Barometri ballkanik, këndvështrimi i qytetarëve dhe biznesit) 2024, kryer ngaKëshilli për bashkëpunim Rajonal, ku të binte në sy deklarimii qytetarëve se, 36% e familjeve të tyre nuk kanë mundur tëpagujanë trajtimin shëndetësor dhe 33% nuk kanë paturmundësinë të paguajnë barnat të pambuluar nga sigurimetshëndetësore.

Të dy të dhënat janë dramatike duke paturparasysh që 1 në 3 shqiptarë nuk ka patur mundësi të trajtohetpër problemet shëndetësore sepse nuk përballon dot shpenzimet nga xhepi. Këto të dhëna nuk janë befasuese, sepse prej vitesh tashme, raporti i botuar nga OrganizataBotërore e Shëndetësisë “Can people afford to pay? (A e përballojnë njerëzit të paguajnë?) 2023, në Shqipëri 13% e familjeve kanë shpenzime shëndetësore katastrofike ( që i cojnë në varfëri) dhe rreth 58% e shpenzimeve në shëndetësijanë nga xhepi.

Të gjitha sa u thanë më sipër janë pasoja tëpolitikave shëndetësore të ndjekura në vite në vend, sidomos10 vitet e fundit, ku skema e sigurimeve shëndetësore ështëshkatërruar, dhe nga një mëkanizëm për të shmangurshpenzimet katastrofale për shëndetin, është kthyer në njëmekanizëm për pagesën e koncesioneve (PPP) abuzive.

Skema e sigurimeve shëndetësore është krijuar në 1883 ngaOtto Von Bismarck për shtresat e punëtorëve, me qëllim qëkur të kishin nevojë për kujdes shëndetësor, të mosshpenzonin nga xhepi, por të ishin të mbrojtur nga sigurimetshëndetësore. Ne Shqipëri, skema e sigurimeve shëndetësorenuk është mekanizëm që ka një paketë përfitimesh qe qëllimtë mbulojë nevojat e qytetarëve për shpenzime shëndetësore, por është kthyer në një skemë barrë për shëndetin e tyre.

Po tëshikojmë buxhetin e shpenzuar për rimbursimin e barnave nëvitet 2017-2023, kemi një rritje 10% për 3 vitet e para ( 2020-2017) dhe 7.6& për 3 vitet e tjera (2023-2020).

Burimi i të dhënave: Fondi i Sigurimit të Detyrusehëm tëKujdesit Shëndetësor, Raporti vjetor 2017,2020, 2023.

Por cila është zgjidhja për situatën e krijuar? Në radhë të parë, skema e sigurimeve shëndetësore duhet që të luajë rolin për tëcilin është krijuar, dhe për këtë duhet që të krijohet një treg i sigurimeve shëndetësore. Ky treg, nuk nënkupton numrin e kompanive, por shumë llojshmërinë e paketave të përfitimeve, dhe qytetari të zgjedhë vetë se cilën paketë të zgjedhë.

Konkurenca e paketave të përfitimeve, do të bëjë të munduruljen e pagesave të drejtpërdrejta nga xhepi. P.sh. në Gjermaniqë zbaton sistemin e propozuar më sipër, shpenzimet ngaxhepin janë poshtë 15% dhe shpenzimet për barnat 15%. Nga ana tjetër, kompania ku do të sigurohet qytetari, të luajë roline avokatit të interesave të qytetarit, si klientin e saj, sepse njëklient i kënaqur me shërbimin, do të vazhdojë të sigurohet te e njëjta kompani.

Tregu i sigurimeve shëndetësore, duhet tëzhvillohet njëkohësisht edhe me tregun e shërbimeveshëndetësore, ku të integrohen të gjithë ofruesit e kujdesitshëndetëso, pa dallim pronësie, dhe të kenë të gjithë kontratame sigurimet shëndetësore.

Këto dy hapa madhore, do të bënintë mundur që qytetari të zgjedhë vetë ku do sigurohet dhe kudo e marrë shërbimin shëndetësor, bazuar në parimin “parajandjek pacientin”.

Mirëpo, që të bëhet kjo reform, duhet vision dhe vullnetpolitik, që kjo mazhorancë nuk e ka patur dhe as e ka.

Qytetarët shqiptarë meritojnë më të mirën për shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre!

Artikulli paraprak“Bota po digjet”- Sulmi me raketa në Izrael, reagon Donald Trump, Ish-presidenti akuza Bidenit dhe Harrisit: Janë inekzistentë!
Artikulli tjetërStudimi: Aktiviteti fizik gjatë fundjavës mund të ndihmojë në parandalimin e 200 sëmundjeve të ndryshme