DEA amerikane me zyrë në Tiranë, ish-prokurori: Shqipëria është kthyer në problem për trafikun e drogës

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka komentuar hapjen e një zyre të DEA-s amerikane në Tiranë, duke thënë se është detyruar pasi Shqipëria është kthyer në problem për trafikun e drogës.

 

Beci tha në emisionin ‘Open’ në News24 se DEA ndërhyn vetëm kur kemi të bëjmë me trafik kokaine dhe për pastrimin e parave, duke shtuar se organizatat kriminale shqiptare po mbysin Europën me drogë

“Trafiku i drogës në Shqipëri ka detyruar DEA-n që të hapë zyrë. Shqipëria është kthyer në problem edhe për DEA-n. Kjo mund të quhet edhe një dështim i shtetit shqiptar në luftën ndaj kokainës. DEA ndërhyn vetëm kur kemi të bëjmë me trafik kokaine dhe për pastrimin e parave.

Nëse DEA më parë ka pasur zyrë në Athinë, tani do kemi dhe këtu. Trafiku i kokainës ka në vendin tonë qendrën e organizimit të ‘ushtarëve’ të organizatave kriminale, ka qendër të organizimit të pastrimit të veprave penale. Organizatat kriminale shqiptare po mbysin Europën me drogë”, tha Beci.

Artikulli paraprakEMRAT/ Akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të kultivimit të drogës, GJKKO jep vendimin për 32 të pandehurit! Të dënuarit, në burg të sigurisë së lartë
Artikulli tjetër“Puna e SPAK do të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme”- Gazetari flet për ‘çështjet e nxehta’: Dosja e Metës mund të kalojë shumë shpejt në gjykim, ajo e Berishës…