“Puna e SPAK do të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme”- Gazetari flet për ‘çështjet e nxehta’: Dosja e Metës mund të kalojë shumë shpejt në gjykim, ajo e Berishës…

Gazetari Elkier Bushkolaj, ka folur për dosjet në Prokurorinë e Posaçme të liderëve të partive politike në vend.

 

I ftuar në studion e “Open” në News24, Bushkolaj u shpreh se dosja e Ilir Metës mund të kalojë shumë shpejt për gjykim, ndërsa për të Sali Berishës tha se fati i saj dihet tashmë.

Sa i takon asaj të inceneratorëve, tha se vijojnë hetimet.

 “Besoj se SPAK do ndikojë në zgjedhjet e ardhshme. Ka dosje të liderëve kryesorë të opozitës. Dosja e Metës mund të kalojë për gjykim shumë shpejt pasi është në limite. Fatin e dosjes së Berishës pak a shumë e dimë tashmë. Inceneratorët vijojnë të jenë në hetim, ndërsa për bashkinë e Tiranës pritet të ketë zhvillime të tjera. Ka zhvillime për pjesëtarët e asaj që njihen si dosja 5D, të cilët kanë kërkuar zbutje të masave. Besoj se zhvillimi më i rëndësishëm do lidhet me dosjen e Metës”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakDEA amerikane me zyrë në Tiranë, ish-prokurori: Shqipëria është kthyer në problem për trafikun e drogës
Artikulli tjetërPolitikat e brendshme dhe Lindja e Mesme dominuan debatin Walz-Vance! Dy rivalët nuk i përqendruan kritikat tek njëri-tjetri, por te shefat e tyre