Komisioni Xhafaj si i vetmi në shtëpi!

Nga Ermal Peçi

Lajmi i vërtetë nuk është ajo çfarë po ndodh në parlament, as djegia e karrigeve, as përplasja fizike mes deputetëve por është ajo çfarë po ndodh në SPAK dhe se çfarë mesazhesh po përcjell Altin Dumani. Në fakt njësoj si para një viti teatri me personazhe të njejta po mundohet të zhvendosë vëmendjen nga ngjarjet që realisht shqiptarët kanë nevojë ti dëgjojnë. Regjisorët diabolik të kësaj shfaqje nuk po lënë askënd që të largojë vëmendjen nga kjo shfaqje me aktorë të dobët e të dëgjojë realisht se për çfarë kanë nevojë shqiptarët. Lajmi i ditës së sotme është që Komisioni Antikorrupsion i ngritur nga Partia Socialiste edhe i drejtuar nga Fatmir Xhafa po ngelet si i vetmi në shtëpi. Lulzim Basha ka qenë njeriu i parë i cili ka dhënë alarmin në opinionin publik por edhe atë politik se çfarë qëllimi ka ky komision i cili drejtohet nga Fatmir Xhafa. Përmes këtij komisioni mazhoranca ka si synim nëpërmjet mekanizmave parlamentar për të cënuar ndarjen e pushteteve edhe si qëllim kapjen e SPAK edhe të GJKKO-s. Pas GJK, SPAK, ILD dhe Gjykata e Lartë ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në Komisionin Anti-korrupsion, i gjithë ky refuzim vjen në vazhdën e takimeve të përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë me të dërguarën e posaçme në ambasadën e SHBA në Shqipëri.
Sikur mos të mjaftonte vetëm ky lajm ndërkohë që para parlamentit digjeshin manikinat e Ramës dhe të tjerë, Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi sot në forumin rajonal të mirëqeverisjes dhe luftës kundër korrupsionit se institucioni që ai drejton ka një nga sfidat më të rëndësishëm në vendin tonë dhe për këtë sfidë të vështirë SPAK ka kusht themelor pavarësinë por njëkohësisht duhet jo vetëm të mbrohet por edhe të forcohet.
Deklarata të cilat vetëm Lulzim Basha jo vetëm I ka bërë publike në çdo dalje të tij por ka depozituar edhe amendamente në Kuvend se si të forcohet por edhe të mbështetet SPAK.
Pavarësisht se ka rënë në vesh të shurdhët nga klasa e vjetër politike e cila çdo amendament  që bëhet për të mirën e vendit e rrëzojnë poshtë me forcën e kartonit. Prandaj pavarësisht teatrit që përsëritet e “Pushtetit të Thashethemeve” që krijojnë lajmi sot është Komisioni Anti-korrupsion po ngelet si “I vetmi në shtëpi” edhe që i vetmi politikan që koha po i jep të drejtë për tezat e tij politike është Lulzim Basha

Artikulli paraprakKuqezinjtë/ Berisha bie në “hierarki”, Veseli dhe Çekiçi janë ende pa skuadër
Artikulli tjetërBojktoti i institucioneve të drejtësisë ndaj komisionit ‘Xhafaj’ është për t’u përshendetur