Leximet e verës
…Dhe tani çfarë do të bëjmë ne pa barbarët?!
Ata njerëz ishin një farë zgjidhjeje…
Kavafis – ” Duke pritur barbarët”
Thuhet se Dino Buxati e shkroi romanin e tij të famshëm ” Shkretëtira e Taratarëve” pikërisht i nxitur nga poezia e e Kavafis ” Duke pritur barbarët”
Lexuesi i këtij vendi, më tepër se çdo lexues i gjuhëve të tjera, e përjeton thellë mesazhin e Buxatit: Heroi i veprës në pritje të sulmit të armikut, për vite të tëra, tjetërsohet, çnjerizohet, kthehet në një fortesë në miniaturë, sikurse fortesa e rrënuar ku ka lënë rininë, jetën e tij në pritje të sulmit të armikut të jashtëm.
Gjatë leximit të shfaqet edhe dukuria shqiptare e ndërtimit të bunkerëve, në pritje të sulmit, jo nga Veriu si te romani i famshëm i Dino Buxatit, por nga të gjitha anët. Edhe banorët e këtij trualli brenda bunkerëve të vegjël, të strehuar te bunkeri i madh që thirrej Shqipëria socialiste, nisën të shndërrohen në njerëz – bunkerë, gjë që rrëqethi botën e lirë, kur muret ranë.
Romani i Dino Buxatit vjen në shqip nga Dritan Çela, në një përkthim prej mjeshtri. Nga Yzedin Hima