Basha takim në Lezhë për kandidaturat dhe programin: Demokratët euroatlantikë në shërbim të qytetarëve

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim Lezhë për përgatitjen e ekipit të kandidatëve dhe shpalosjen e programit me grupet e interesit.

Në një postim në facebook, Basha shkruan se politika është shërbim ndaj qytetarëve, që dëgjon hallet e tyre dhe ofron vizionin për t’i kapërcyer ato, jo si vetëshërbim për një grusht politikanësh që kanë varfëruar vendin dhe kanë larguar rininë.

Sipas tij, kjo do të jetë dhe kontrata e demokratëve euroatlantikë me shqiptarët për një alternativë që lufton korrupsionin dhe siguron mirëqeverisjen

Postimi i Bashës:

Shqipëria meriton më shumë! Në Lezhë, me drejtues të Demokratëve Euroatlantikë, për përgatitjen e ekipit tonë të kandidatëve dhe shpalosjen e programit me grupet e interesit. Ne besojmë te politika si shërbim ndaj qytetarëve, që dëgjon hallet e tyre dhe ofron vizionin për t’i kapërcyer ato, jo si vetëshërbim për një grusht politikanësh që kanë varfëruar vendin dhe kanë larguar rininë. Me këtë bindje do lidhim kontratën tonë me shqiptarët, për një alternativë që lufton korrupsionin dhe siguron mirëqeverisjen!

Artikulli paraprakSituata e rënduar nga përmbytjet në Vlorë, Gjergji Nika: Dëmi përllogaritet në 100 mln euro
Artikulli tjetërVetmia e komisionit “Xhafaj”: Bojkot nga drejtësia dhe shoqëria civile