Mbrojtësi i Realit të Madridit, Antonio Rydiger ka dhënë një intervistë për “The Inside Scoop” ku ka folur për largimin e tij nga Çelsi, shokët e ekipit në Madrid dhe fiksimin e tij për Lamin Jamal.
I pyetur për ndikimin e adoleshentit Jamal në Barcelonë, mbrojtësi gjerman theksoi: “Ne duhet t’i japim meritat këtij djali. Ai është vetëm 17 vjeç dhe kjo që po bën nuk është aspak qesharake”.
Në Barcelonë ata kanë një lojtar që ka një karrierë të tërë përpara tij. Shpresoj që ai të qëndrojë i shëndetshëm, sepse ne kurrë nuk i dëshirojmë dëm askujt. Ai është vërtet i tmerrshëm”, tha mbrojtësi nga Berlini për yllin e ri të Barcelonës dhe Spanjës.
Kë mbrojtës do të nënshkruante Rydiger për Realin?
Uilliam Saliba (193 cm, qendërmbrojtësi francez që luan për Arsenalin), atë do të nënshkruaja. Jam i lumtur me shokun tim të repartit, Eder Militao, por me kaq shumë ndeshje duhet rotacion dhe unë zgjedh Salibanë.
Si e sheh Rydiger ardhjen e Mbape?
Ju dëgjoni të thuhet se Mbape do të ndikojë në dhomat e zhveshjes, por këto janë legjenda. Ai është me këmbë në tokë. Është lojtar i pjekur dhe tashmë po shënon gola.
Si ishte nënshkrimi për Realin?
Ishte 9 maj 2022 kur nënshkrova me Madridin. Ata erdhën në Londër. Ishte joreale. Përqafoja fëmijët e mi, nuk mund ta besoja. Më dhanë një fanellë, e kam akoma. E mbaja në dorë, gjithë ditën.
Futbollisti më i mirë që keni luajtur…
Benzema, inteligjenca e tij është e pabesueshme! Klas botëror.