Institucionet e drejtësisë, siç janë Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe SPAK kanë refuzuar komisionin ‘Xhafaj’.
Shqipëria Live, një emision nga Sidorela Gjoni, zhvilloi një debat mbi këtë çështje, në të cilin analisti dhe gazetari Arbër Hitaj pohoi se ishte kreu i demokratëve euroatlantikë Lulzim Basha ai që ngriti shqetësimin për “Komisionin Xhafa”, që sipas Bashës përbënte një kërcënim për pavarësinë e gjyqësorit e në veçanti të SPAK dhe GJKKO.
Arbër Hitaj: Shiko, për hir të së vërtetës, duhet ‘t’i japim Çezarit atë që i takon Çezarit’. Është zoti Basha i pari që ka ngritur shqetësimin në lidhje me këtë komision parlamentar. Madje ka shkuar më tej zoti Basha që ka aluduar që do kemi një bashkëpunim mes PS dhe PD. Sipas tij, opozita pjesa e Partisë Demokratike që është dhe kontrollohet nga zoti Berisha do të shkojë tek ky komision dhe kjo mbetet për t’u parë. Gjithshçka filloi pas atij bashkëpunimi që patën për amnistinë penale. Amnisti penale që u tha nuk do të fali njerëz të dënuar nga GJKKO-ja, që ndërkoh ishte një gjë e gënjeshtërt. Sepse u falën në të paktën mbi 100 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të cilët ishin dënuar nga GJKKO-ja. Dhe këto janë të gjitha të thëna nga SPAK.