Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!

Nga Bato Kosova

Pavarësisht të gjithë kritikave që janë artikular, kryesisht pas largimit të Sali Berishës nga grupi parlamentarë për Lulzim Bashën, ai arrit ti japë asaj partie një tjetër fytyré. Me gjithë vështirësitë që vinin nga Berisha dhe njerëzit e tij, ai e bëri atë parti qytetare, duke sfumuar imazhin e një partie që prodhonte dhunë dhe kaos.

Që në vitin 2004, Berisha e fshehu imazhin e tij të dhunshëm, i cili shqiptarëve u kujtonte luftën civile të vitit 1997 dhe grushtin e shtetit të vitit 1998, pikërisht me imazhin europian të Lulzim Bashës.

Këtë bëri gjatë gjithë qeverisjes së tij, duke e vendosur Bashën në poste kyçe, kryesisht aty ku marrdhëniet me ndërkombëtarët ishin jetike.
Lufta civile e ’97 dhe ajo e ’98 kur për përdori vrasjen e Azem Hajdari, (Çuditërisht ndër të akuzuarit e kësaj vrasje është badygardi i tij kryesor), Sali Berisha ishte në listën e zezë të ndërkombëtarëve, të pa shpallur zyrtarisht asokohe. U desh ardhja e Lulzim Bashës, për ta rikthyer edhe njëherë Berishën, në tryezat e ndërkombëtarëve.

Pas daljes në opozitë Basha i ndryshoj imazhin partisë. Afroi në lidership të rinj, bëri politikë bazuar mbi fakte dhe jo sharje e akuza pa bazë.
Kjo natyrisht me vështirësinë e të pasurit të Sali Berishës aty, duke mos e lejuar asnjëherë që të ketë kontrollin e plotë të partisë, duke imponuar disa nga besnikët e tij në lidetship.
Gjithsesi me Bashën në krye të PD, u bën protestat më të mëdha dhe më të bukura në 34 vite opozitarizëm në Shqipëri. Asnjë xham biznesi dhe asnjë makinë qytetarësh, nuk u dëmtua. Më shumë dëme bënte policia me gazin lotsjellës, se protestuesit. Dhe me këto protesta, pa dëmtuar askënd, siç ishte edhe Çadra 3 muajore, Basha ia doli të shkund fortë faktorin ndërkombëtarë i cili zbarkoi në Tiranë dhe të marrë qeverinë teknike, edhe pse siç thotë Berisha sot (pasi në 3 vjet ka humbur 5 palë zgjedhje), me Ramën nuk ka zgjedhje të lira.

Sali Berisha dhe Edi Rama, përr hallet e tyre kanë shkatërruar pronën publike siç ndodhi në vitin 1998 (Berisha) dhe në 21 janar 2011 (Rama) pa arritur asgjë, por duke terrorizuar qytetarët e Tiranës e madje edhe duke derdhur gjak të pafajshmish.

Por siç thote populli, ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron. Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti i 97 dhe 98, njeriu i kaosit dhe shkatërrimit.

Berisha është i njëjti dhe madje më i pamëshirshëm dhe i rrezikshëm, pasi po i përbyset bota politike, penale dhe pasurore. Është gati që për hallin e tij, ti ndez flakën Shqipërisë. Çfarë taksirati kanë shqiptarët, pak halle kemi?!

Këto janë fjalët më të zakonshme që dëgjon nëpër Tiranë sot, së bashku me rikthimin e kujtesës për kaosin dhe shkaterrimin që Berisha ka sjellë më herët, sa herë ka qenë, edhe në hall më të vogël se ky që ka sot!
Ndaj nesër është një tjetër ditë kur Berisha kërkon ti vërë zjarrin Tiranës. Por këtë herë Tirana e njeh mirë dhe e di se, si ai, si Rama, asnjëherë nuk kanë kërkuar mosbindje civile në shërbim të një Shqipërie më të mirë,(Apo ”luftë” si u pëlqen ta thonë), por vetëm mbijetesë politike, mbrojtje nga Drejtësia dhe sakrifica të shqiptarëve, vetëm për halket dhe pushtetin e tyre./Alfapress.al

Artikulli paraprakAmerika ime
Artikulli tjetërBasha uron vitin e ri akademik dhe prezanton programin e Demokratëve Euroatlantikë për arsimin e lartë