Nga Mirela Karabina
Një vit i ri akademik po nis me probleme të cilat nuk gjejnë zgjidhje, pasi mungesa e vullnetit politik dhe korrupsioni po rrënojnë çdo ditë një nga shtyllat e shtetit, Arsimin.
Një dekadë nga Reforma në Arsimin e Lartë (2015), asnjë rezultat por veç tregues negativë:
-çdo vit kemi 1500 studentë më pak, rreth 43% që nga 2011;
-reforma jo vetëm nuk u mbështet me investim siç u premtua, por buxheti për arsimin ka arrit në nivelin më të ulët, 2.4% të PBB; -mungesë strategjie e mbështetje në degë prioritare për vendin,
si mësuesia dhe të tjera ka çuar në mbyllje të tyre;
-jo cilësi e jo kushte bashkëkohore në universitete;
-vetëm 8 % e studetëve mund të akomodohen në konvikte ndërsa pjesa tjetër paguajnë në ndërtesa private;
-kampuset universitare mbetëm vetëm premtime;
-ndërkohë që nevojat e tregut nuk lidhen me programet univeristare,
pasi universitetet janë në kushte mbijetese dhe investohen në degët e preferuara nga studentët,
të cilat janë degë që i duhen tregut të huaj.
Trurin e kombit Edi Rama po e eksporton çdo ditë, pasojat e të cilit vendi dhe shoqëria do t’i vuajnë gjatë dhe me kosto shumë lartë.
Vetëm një qeveri e përgjegjshme për qytetarët e nxjerr Arsimin e Lartë nga kriza.
Demokratët Euroatlantikë e kanë një program ambicioz për Universitetin dhe studentët, futjes në shinat e normalitetit dhe zhvillimit të cilësisë.
Për të gjithë studentët dhe kolegët e mi, uroj një vit me sa më pak dhimbje e probleme!