Çmimi “Nobel” i këtij viti në fiziologji ose mjekësi i është dhënë Victor Ambros dhe Gary Ruvkun për punën e tyre në zbulimin e mikroARN-së, një parim themelor që përcakton se si rregullohet aktiviteti i gjeneve.
Komiteti i Çmimit Nobel njoftoi të hënën në Suedi nderimin prestigjioz, që shihet si kulmi i arritjeve shkencore, raporton CNN.
Ai vlerësoi “zbulimin novator” të biologëve amerikanë, për të cilin komiteti tha se “zbuloi një dimension krejtësisht të ri të rregullimit të gjeneve”.