Emrat/ Dy deputetët e PS dhe Berishës paraqiten në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme.

Më pas është paraqitur edhe deputeti socialist Jurgen Çyrbja.

Jurgen Çyrbja është thirrur për kallëziminin që i eshte bërë per legalizimet para zgjedhjeve, për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone.

Ende nuk dihen arsyet se pse deputetit Çela është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Artikulli paraprak“Udhëtim pambarim”
Artikulli tjetërGjykata kroate merr vendimin: Komunikimet në “Sky ECC” janë prova ligjore