Banorët e Niklës në protestë për rindërtimin e shkollës së mesme të bashkuar, bllokojnë rrugët kryesore

Dhjetëra banorë të njësisë administrative Nikël kanë protestuar në qendër të kësaj njësie duke bllokuar rrugët kryesore të kësaj njësie, pasi kërkojnë rindërtimin e shkollës së mesme të bashkuar Ramazan Karaj.

Shkolla e mesme e bashkuar “Ramazan Karaj” në Nikël u dëmtua në tërmetin e 2019 duke u bërë dhe pjesë e shkollave të cilat do përfshiheshin në programit e rindërtimit me financim të Bashkimit Europian, EU4Schools.

Pas shembjes së shkollës asnjë avancim nuk u bë për rindërtimin e sajë duke shkaktuar shkëputjen e kontratës me EU4Schools. Tani shkolla është pjesë e programit të rindërtimit si pjesë e Komisionit të rindërtimit nën drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Banorët çdo vit janë gënjyer se shkolla do rindërtohet por deri më sot asgjë konkrete për rindërtimin e saj.

Prej afro 4 vitesh fëmijët e zonës frekuentojnë shkolla alternative dhe e zhvillojnë mësimin me turne.

Sot, prindër dhe banorë te Niklës protestuan sërish për nevojen emergjente për rindërtimin e shkollës së mesme të bashkuar ‘Ramazan Karaj’ e cila ka 455 nxënës nga arsimi parashkollor deri ne arsimin e mesëm.

Artikulli paraprakPas 5 orësh del nga SPAK deputeti i PS, Jurgis Çyrbja!
Artikulli tjetër“S’ka më shenja jete”- Foshnja vdiq 5 ditë pas lindjes në spital, babai rrëfen si mori vesh lajmin: Dua të di pse më vdiq djali?! Nuses i ra të fikët 4 herë, s’e kishin prekur me dorë!