I shkaktoi 1.2 milion euro dëm shtetit, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për Arlind Gjokutajn

Prokuroria e Tiranës kërkon 2 vite burg për ish Sekretarin e Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, i arrestuar në muajin janar të vitit 2023.

 

Gazetari i News24, Igli Çelmeta, raporton se pas hetimeve për abuzimin me kompensimin financiar të një objekti të kompensuar më parë, organi i akuzës ka kërkuar dy vite burgim për ish sekretarin e ministrisë së financave

Ky i fundit u hetua fillimisht me masën e sigurisë “arrest në burg” më pas Apeli e liroi, ndërsa prokurori Ndini Tavani kërkon që për veprën penale shpërdorim detyre sipas nenit 248 të kodit penal Gjokutaj të dënohet.

Vendimi do të shpallet në datë 17 tetor.

Dëmi 1.2 milionë euro shtetit

Aelind Gjokutaj, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, dyshohet se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurosh.

Fatmir Hoxhaj mbante postin e drejtorit juridik në Ministrinë e Financave, ndërsa Alban Ruli ishte përmbarues. Ata dyshohet se janë përfshirë në një skemë abuzimi që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 mln eurosh.

Ata akuzohen se kanë firmosur dokumentet që kjo shumë t’i kalonte Ilir Thanës, në cilësinë e një ish pronari ndërkohë që ai nuk e kishte një status të tillë.

Ilir Thana kishte marrë fillimisht një shumë prej 400 mijë eurosh ndërkohë që pjesa tjetër pritej t’i transferohej në muajt në vazhdim.

Artikulli paraprakI akuzuar për korrupsion të funksionarëve të drejtësisë, GJKKO cakton 2 vite shërbim prove për Avni Bashkuajn
Artikulli tjetërBasha shpërndan videon me premtimet e Ramës: Sot u hodhi fajin bashkive për dështimin e qeverisë me legalizimet