Fatbardh Kadilli komentoi faktin që Sali Berisha del në deklarata dhe thotë vetëm diktatura e Edi Ramës. Por kjo diktaturë thotë Kadillin, e pasuroi Berishën.
“Dëgjova zotin Berisha para protestës që foli për diktaturë. Flitet për diktaturë 24 orë. Del më shumë Berisha në ekrane se specialistët. Rama e ka zgjedhur, i ka lënë hapësirën bosh, dalin e zihen politikanët e PD-së me analistë që anojnë nga ana e PS-së dhe bëhemi qesharakë.
Diktatorë thotë. Unë e kam provuar në kurriz diktaturën se vij nga familja me të pushkatuar edhe të dënuar. E di çfarë është diktatura. Po si bëhesh milioner ti dhe thua është diktaturë. Merr terrene edhe ndërton 17-20 pallate dhe thua është diktaturë.
Po çfarë i bëri Berishës diktatura? E pasuroi. Se mua m’i mori diktatura të gjitha, ndërsa Berishën e pasuroi. Po nuk qenka diktaturë, jam unë në diktaturën e Berishës, në kompromisin e tij me Edi Ramën dhe pushtetin.
Sepse shumë lejë ndërtimi, kullat e mëdha në Tiranë mjafton të dish emrin e atij që ndërton dhe kupton kush janë mbrapa.
Berisha do të mbajë protagonizmin brendës opozitës, të thotë unë jam opozita dhe nuk ka gjë tjetër. Detyra e zoti Berisha nuk është të mundë Kadillin në zgjedhjet e partisë, është të mundë Edi Ramën”, tha Kadilli në DritareTV.