Dosja 5D/ Elton Kacidhja mbi 3 orë në Prokurorinë e Posaçme: Ja për çfarë u thirra

Elton Kacidhja ka dhënë deklarime këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme për dosjen “5D” që po hetohet nga prokurori Klodian Braho.

Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë, në një përgjigje ndaj interesimit të mediave, konfirmoi se ka dhënë deklarime për rreth 3 orë, ndërsa theksoi se është thirrur në cilësinë e personit në dijeni.

Kujtojmë që Kacidhja është denoncuar disa herë, duke kërkuar që të arrestohet.

Elton Kacidhja drejtori i UKT i ka dhënë tenderin e matësave të ujit Klodian Zotos.

Artikulli paraprakDosja “5D”/ Thirret në SPAK drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës
Artikulli tjetërJoe Biden anuloi udhëtimin, shtyhet edhe takimi mes Ukrainës dhe aleatëve