Nga Neli Demi
Dita Botërore e Shëndetit Mendor çdo 10 Tetor, shërben që të paktën në një ditë të vitit institucionet dhe mediat t’i kushtojë një vëmendje të veçantë çështjeve të shëndetit mendor pa pasur nevojë që të ketë ndodhur ndonjë ngjarje tragjike ku mënyrat e raportimit shpesh më shumë kontribuojnë në stigmatizimin e personave me probleme të shëndetit mendor sesa në adresimin e problematikave në të gjitha nivelet. Këtë vit, kjo ditë i dedikohet shëndetit mendor në vendet e punës. Në këtë kontekst doja të theksoja disa nga faktet e rëndësishme që janë evidentuar nga qindra e mijra studime në këtë fushë.
-Një punë e mirë ndihmon për një shëndet mendor të mirë.
-Kushte jo të mira pune -përfshirë diskreminimin dhe pabarazinë, ngarkesa të mëdha pune, pasiguri në punësim dhe paqendrueshmëri në organizim e monitorim – përbëjnë një rrezik për shëndetin mendor.
-15% e personave në moshë pune kanë shfaqur probleme të shëndetit mendor sipas vlerësimeve gjatë vitit 2019.
-Në nivel global, rreth 12 miliard orë pune janë të humbura për shkak të depresionit dhe ankthit me një kosto prej 1 trilion $ USD.
-Egzistojnë ndërhyrje efektive për të parandaluar rrezikun e problemeve të shëndetit mendor në punë, për të promovuar dhe mbrojtur shëndetin mendor në punë dhe për të mbështetur punonjësit me probleme të shëndetit mendor.