Deputeti Jurgis Çyrbja i cili dorëzoi mandatin ditën e djeshme mandatin, është thirrur sërish sot sërish në SPAK.
Ndryshe nga herën e parë prokurorët e posacëm e kanë njoftuar që të jetë i shoqeruar nga një avokat. Çka do të thotë se Cyrbja nuk do të jetë më si person në dijeni për të dhënë shpjegime, por ai person nën hetim.
Ish-deputetit të PS do t’i komunikohet akuza e shpërdorimit të detyrës lidhur me 4 praktika të pronave në Durrës kur ai drejtonte zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Çyrbja më herët është hetuar edhe në dosjen Shullazi pasi rezultoi me komunikime ne atë kohë me njërin prej anëtarëve të grupit. Por ndryshe nga 2018 kur socialistet e mbrojtën me zell tashmë ngjan se e detyruan të dorëzojë mandatin e deputetit pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 2025.