Sali Berisha dështoi me turp, Lulzim Basha shpresa e vetme e demokratëve për të ardhur në pushtet

Nga Gelsi Selimpërteasi

Protestat e fundit e PD dhe aktet e dhunës nga militantët e Sali Berishës janë një dështim i qartë. Ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “non-grata” nga Londra dhe Uashingtoni e thirri këtë protestë për interesa personale dhe familjare, duke e shndërruar në një sfidë ndaj SHBA-ve dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Faktin që në protestë morën pjesë shumë pak njerëz, krahasuar me protestat masive të Lulzim Bashës, tregon se mbështetje për Berishën ka rënë ndjeshëm. Kjo situatë alarmante nxjerr në pah Berisha është bërë i papërfillshëm në skenën politike dhe se tashmë ai ka dështuar, madje është drejt mbylljes së ciklit si politikan.

Në fund të tunelit, megjithatë, duket një dritë jeshile, e cila është Lulzim Basha. Zoti Basha është një lider pro-europian dhe pro-amerikan dhe ndërkohë vetëm ai ka potencialin për të rikthyer demokratët në pushtet. Ndryshimi i nevojshëm mund të vijë vetëm përmes një drejtimi të ri, i cili respekton vlerat dhe lidhjet ndërkombëtare. Është e domosdoshme që demokratët të bashkohen rreth një lideri që ka vizionin e duhur për të ardhmen. Basha ofron një alternativë për qytetarët shqiptarë që dëshirojnë një qeverisje të përgjegjshme dhe të orientuar drejt Europës deh SHBA-ve.

Kjo është një mundësi për t’u rikthyer në rrugën e duhur dhe për të ndaluar rënien e mëtejshme të PD-së. Vetëm duke mbështetur një lider si Lulzim Basha, mund të rikthehet besimi i humbur në këtë parti. Çdo hap tjetër pas, do të dëmtojë më tej fatin e demokratëve në Shqipëri. Tani është koha për reflektim dhe veprim të kujdesshëm.

Artikulli paraprakBasha me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Respektimi i plotë i të drejtave të shqiptarëve rruga e sigurt e përparimit europian të vendit
Artikulli tjetërApeli i GJKKO-së e riktheu në burg, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës për lirim nga qelia