Shqipëria pësoi disfatë 2-0 ndaj Çekisë në Pragë, në ndeshjen e vlefshme për Nations League.
Një sfidë që për të besuarit e Sylvinhos u kompromentua që në nisjes të saj, teksa ende pa u nxehur mirë, vendasit e shohin veten e tyre në avantazh. Ishte sulmuesi kryesor Tomas Chory, i cili që në minutën e 3, me një kthesë të bukur e çon topin në cepin e majtë, duke mos i dhënë asnjë shans Strakoshës. Çekët e administruan mire avantazhin gjatë pjesës së pare, duke mos lënë kombëtaren tone, t’i afrohej portës kundërshtare, e në këtë mënyrë duke mos i dhënë mundësinë të rrezikonte për të gjetur barazimin.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë e nisën më vrullshëm ndeshjen, kur pas vetëm 7 minutash, jasir Asani në një kundërsulm të shpejtë shpërdoroi rastin më të mire për të realizuar, teksa vetëm për vetëm me portierin e çekëve e dërgon topin mbi kuadrat.
Dhe kur nuk shënon do të pësosh. Në minutën e 63 një krosim i Coufal nga e djathta, kthehet në gol mjaft mire, pas një goditje të saktë me kokë nga Chory sërish. Edhe zëvendësimet e tekniku Sylvinho, nuk ndryshuan fatin e lojës, që dukej e detinuar të shkonte në favor të çekëve. Futbollistët e përfaqësues tone rrezikuan me Asllanin e Tucin për të rihapur sfidën, por goditjet e tyre nga jashtë zones nuk ishin të sakta. Përfundmisht çekët marrin 3 pikë të rëndësishme duke u ngjitur në krye së bashku me Gjorgjinë me nga 6 pikë.
Pas kësaj humbje Shqipëria mbetet në vendin e 3, me 3 pike, pas 3 ndeshjve të para, në grupin B1 të Ligës së Kombeve.
Të hënën kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe sfidën e radhës për Nations league, teksa do të përballen me Gjeorgjinë, në Tbilisi.