“Precedent i rrezikshëm”/ Mediat e huaja jehonë hapjes së kampeve të emigrantëve në Lezhë; a do funksionojë plani Rama-Meloni?!

Italia ka hapur zyrtarisht dy qendra e emigrantëve në Shqipëri, ku planifikon të mbajë emigrantët kryesisht meshkuj që kapen në ujërat ndërkombëtare teksa përpiqen të kalojnë nga Afrika në Evropë.

Dy qendrat në Shqipëri kanë kushtuar 670 milionë euro dhe do të drejtohen nga Italia, pasi janë nën juridiksionin italian.

Hapja përfundimtare edhe pse ende formalisht e dy kampeve, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare të cilat e shohin këtë marrëveshje si një “thikë me dy presa”.

Prestigjiozja britanike, “The Guardian” i ka kushtuar një artikull hapjes së kampeve në Lezhë me titullin: “Qendrat italiane të emigrantëve në Shqipëri hapen pavarësisht marrëveshjes së dyshimtë”.

“Precedent i rrezikshëm”/ Mediat e huaja jehonë hapjes

Edhe gjigandi amerikan “ABCNews”, i ka kushtuar një artikull hapjes së kampeve të emigrantëve në Lezhë. “Italia hap në Shqipëri kampet që do të përpunojnë emigrantët meshkuj”.

“Precedent i rrezikshëm”/ Mediat e huaja jehonë hapjes

Media Greke “Kathimerini” gjithashtu ka shkruar për kampet në Lezhë në një shkrim të titulluar: “Dy qendra pritëse në Shqipëri gati për të trajtuar emigrantët e dërguar nga Italia”.

“Precedent i rrezikshëm”/ Mediat e huaja jehonë hapjes

“Washington Post” gjithashtu i ka kushtuar një shkrim hapjes së kampeve në Lezhë të titulluar; “Italia hap zyrtarisht qendra në Shqipëri për të përpunuar emigrantët meshkuj të kapur në ujërat ndërkombëtare”.

“Precedent i rrezikshëm”/ Mediat e huaja jehonë hapjes

Që në fillimet e saj, ideja për të shmangur proceduarat e stërzgjatura të azilit në një vend të BE-së si Italia, duke i dërguar emigrantët në një vend jo anëtarë të BE-së si Shqipëria u pa me shumë skepticizëm.

Për disa kjo lëvizje shkel të drejtat dhe lirit themelore të njeriut, e për disa të tjerë është një veprim i zgjuar nga i cili mund të përfitojë e gjithë Europa. Marrëveshja e diskutueshme për të transferuar strehimin e azilkërkuesve në një vend jo anëtar të BE-së është përshëndetur nga disa vende që, si Italia, po vuajnë një barrë të rëndë refugjatësh.

Marrëveshja u miratua nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si një shembull i “të menduarit jashtë kutisë” në trajtimin e çështjes së migrimit në Bashkimin Evropian, por është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut si një precedent i rrezikshëm.

Thënë kjo, marrëveshja Itali-Shqipëri është prova e zjarrit, e cila ose mund të ndriçojë një rrugë të re zgjidhjeje për emigrimin e parregullt, ose mund të shkrumbojë dy vendet të cilat mund të përballen me akuza për shkelje të të drejtave të njeriut.

Si do të funksionojnë procesi i azilit në kampet e ngritura në Lezhë? 

Shqipëria do të përpunojë vetëm aplikimet e njerëzve nga vendet e përcaktuara si të sigurta nga Italia, një listë që së fundmi është zgjeruar nga 15 vende në 21. Lista e përditësuar përfshin Bangladeshin, Egjiptin, Bregun e Fildishtë dhe Tunizinë ndër të tjera. Një vit më parë, 56.588 persona nga këto vende morën rrugën për në Itali.

Emigrantët që konsiderohen më të rrezikuarit – si gratë dhe fëmijët – do të dërgohen në Itali , ndërsa pjesa tjetër do të dërgohet në qendër në portin verior shqiptar të Shëngjinit.

Pasi të regjistrohen në Shëngjin, ata do të dërgohen në një qendër tjetër në një ish-bazë ushtarake aty pranë në Gjadër, ndërsa presin për shqyrtimin e kërkesave të tyre.

Rreth 10 gjyqtarë italianë do të mbikëqyrin seancat dëgjimore me azilkërkuesit në Shqipëri, raportojnë mediat italiane.

Shumica dërrmuese e kërkesave pritet të refuzohen, sepse vendet nga vijnë aplikantët konsiderohen të sigurta, gjë që kufizon automatikisht hapësirën për dhënien e azilit. Ata, kërkesat e të cilëve refuzohen, do të ndalohen përpara riatdhesimit të tyre eventual.

Meloni ka thënë se zyrtarët do të përpiqen të përpunojnë kërkesat për azil brenda 28 ditëve, shumë më shpejt se koha që duhet aktualisht në Itali.

Qendra Gjader ka kapacitet për 3000 shtretër. Zyrtarët presin që ai kurrë nuk do të jetë në përdorim të plotë, por kjo varet nga fluksi i emigrantëve të sjellë këtu.

Tani gjithçka mbetet për tu parë, nëse kjo marrëveshje do të ketë sukses e gjithë Europa do të kërkojë “Shqipërinë” e saj larg Shqipërisë, për shkak se kryeministri Rama e ka bërë të qartë se kjo marrëveshje është ekskluzive vetëm për Italinë, gjithmonë nëse gjërat nuk ndryshojnë më vonë.

Artikulli paraprak“Çekët dukeshin sikur luanin kundër Brazilit, ishin ekip superior ndaj nesh”, Sylvinho: Shqipëria të përmirësohet, le të harrojmë këtë humbje
Artikulli tjetërBamir Topi: Themelet e demokracisë i shkatërroi pazari, Rama-Berisha