Formacionet zyrtare Gjeorgji-Shqipëri/ Në Tbilisi për “hakmarrje”, kuqezinjtë duan fitoren për kreun e grupit

Shqipëria luan ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve, kësaj radhe përballë Gjeorgjisë në Tbilisi.

Kuqezinjtë e Sylvinhos vijnë pas një humbjeje të merituar kundër Republikës Çeke në Pragë, teksa kësaj radhe do të tentohet fitorja për t’u futur sërish në garë për një vend në krye të Grupit B1 dhe gjithashtu për t’u “hakmarrë” pas asaj humbjeje një muaj më parë në “Arenën Kombëtare”.

Nga ana tjetër, gjeorgjianët janë ata që mbajnë kreun e grupit me 6 pikë, teksa gjithashtu vijnë nga një humbje 1-0 me Ukrainën.

Drejtësi në këtë sfidë do të vendosë holandezi Danny Makkelie, i ndihmuar nga pesë bashkëkombësit e tij, Hessel Steegstra dhe Jan de Vries në krahë, Allard Lindhout si arbitër i katërt, Rob Dieperink dhe Erëin Blank në dhomën e VAR-it.

640 0 screenshot 3 1728917497

Artikulli paraprakFOTO/ Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës ndoten me cianobaktere helmuese
Artikulli tjetërTenderi me vlerë afro 400 milionë euro/ BIRN: Qeveria dështon të tërheqë ofertues për portin e ri të Durrësit