“Të verbërit, heronj të heshtur”, qytetarët protestojnë para Bashkisë në Tiranë, kërkesat e tyre

Shoqata e të Verbërve nisi sot në kryeqytet një marshim në shenjë proteste për t’i dhënë zë kërkesave të tyre. Protestuesit kërkojnë shërbime thelbësore për përfshirjen e tyre në arsim, punësim dhe shoqëri, duke garantuar rritje te pagave dhe pensioneve.

Marshimi është një thirrje për institucionet publike që të marrin përgjegjësinë dhe të veprojnë për zbatimin e ligjeve, duke siguruar barazi në të gjitha fushat e jetës.

Protesta e Shoqatës së të Verbërve nisi sot nga Pallati i Kongreseve drejt Bashkisë së Tiranës.

Me pankarta në duar ata kërkojnë një jetë të denjë për ta me kushte dhe të drejtat që u takojnë.

“Mëso nga të verbrit, shiko me ndjenjat. Asgjë për ne, pa ne. Të verbërit janë heronj të heshtur”, janë disa nga shkrimet  e pankartave që protestuesit mbanin në duar teksa marshuan drejt bashkisë së Tiranës.

Artikulli paraprakÇudia kuqezi/ Kishte 7 ndeshje radhazi që pësonte gol, Shqipëria kthehet e pathyeshme në prapavijë me të njëjtën katërshe në fushë
Artikulli tjetërKush i qëndroi pranë Migjenit në momentet e fundit të jetës? Sëmundja që preku “poetin e mjerimit”, kurimi në sanatoriumin në Torre Pellice dhe vdekja në moshën 27-vjeçare