Sipas një sondazhi të ri të kryer nga Reuters/Ipsos, Harris ka fituar 45% të mbështetjes në mesin e votuesve, ndërkaq Trump 42%.
Pavarësisht këtij dallimi, sondazhi thotë se ata vazhdojnë të jenë në një garë të ngushtë.
Sondazhi i ri, i cili u mbyll të dielën, ka dhënë shenja se votuesit, veçanërisht demokratët, mund të jenë më të entuziazmuar për zgjedhjet e këtij viti sesa ishin përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, kur demokrati Joe Biden mundi Trump.
Rreth 78% e votuesve të regjistruar në sondazhin treditor kanë thënë se ishin “plotësisht të sigurt” se do të votonin në zgjedhjet presidenciale. Përqindja e të anketuarve me votim të sigurt u rrit nga 74% në një sondazh të Reuters/Ipsos të kryer nga 23-27 tetor 2020.
Harris hyri në garë në korrik pasi Biden i dha fund përpjekjes së tij për rizgjedhje pas një debati të dobët kundër Trump në qershor.