Akuza për korrupsion, Gjykata e Lartë rikthen për gjykim dosjen ndaj ish-gjyqtares

Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në Apelin e GJKKO-së çështjen ku është përfshirë ish-gjyqtarja Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj.

Gjykata e Lartë në vendimin e saj kërkon rigjykimin e çështjes nga një tjetër trupë gjykuese.

Apeli i GJKKO-së kishte dënuar me 2 vite heqje lirie ish-gjyqtaren Zamira Vyshka për korrupsion pasiv. Ndërsa për avokatin Ilir Pashaj që sipas SPAk do i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, apeli vendosi dënimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj.

Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik te 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj nën akuzën se po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj një të burgosuri.

Artikulli paraprakOpozita italiane në Gjadër, kritikohet Meloni: Po harxhon miliona për projekte që shkelin të drejtat e njeriut
Artikulli tjetërTë paktën 10 të vrarë nga sulmi izraelit në një shkollë në Gaza, mes viktimave edhe fëmijë