Të paktën 10 të vrarë nga sulmi izraelit në një shkollë në Gaza, mes viktimave edhe fëmijë

Të paktën 10 palestinezë, përfshirë fëmijë, u vranë në sulmet izraelite në një shkollë në Jabalia, në Rripin verior të Gazës , ku po strehoheshin personat e zhvendosur, raporton Reuters.

Ndërkohë që fatkeqësia humanitare vazhdon.

SHBA i ka dërguar një letër qeverisë izraelite, duke i dhënë asaj 30 ditë kohë për të rritur aksesin humanitar në Gaza. Përndryshe, ekziston rreziku i ndërprerjes së ndihmës ushtarake.

Uashingtoni akuzon Izraelin për ndalimin e importeve tregtare në Gaza dhe për mohimin ose bllokimin e 90% të lëvizjeve humanitare midis veriut dhe jugut në shtator.

Artikulli paraprakAkuza për korrupsion, Gjykata e Lartë rikthen për gjykim dosjen ndaj ish-gjyqtares
Artikulli tjetërOJQ-të ndezin alarmin për qendrat e emigrantëve në Shqipëri: E vështirë të verifikohet mosha e tyre! Ja problematikat që mund të krijohen