Ditën e teatrit të kuvendarëve të Berishës, SHBA mesazh politikës shqiptare: Mbështetje pa kushte SPAK-ut

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ka zhvilluar sot një vizitë në Prokurorinë e Posaçme, ku është takuar me Kryeprokurorin e SPAK-ut, Altin Dumani.

Postimi i plotë

E ngarkuara me punë Nancy VanHorn, u takua sërish me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut, Altin Dumani dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen e suksesshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta. Znj. VanHorn dhe z. Dumani diskutuan se si SPAK dhe NBI nuk mund ta bëjnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten në institucione si policia, gjykatat, prokuroritë, zyrat e vettingut, inspektoriatet dhe këshillat për të bërë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. . Kjo është thelbësore për mbrojtjen e arritjeve që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një pjesë kyçe e procesit të anëtarësimit në BE.

Artikulli paraprakOJQ-të ndezin alarmin për qendrat e emigrantëve në Shqipëri: E vështirë të verifikohet mosha e tyre! Ja problematikat që mund të krijohen
Artikulli tjetërBasha takim në Bundestag me përfaqësuesin e CDU-së: T’u ofrojmë të rinjve shqiptarë mundësi për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri