Qeveria do të taksojë banesat me qira ditore, për çdo shtrat. Ja sa do të jetë tarifa

Qeveria do të vendosë një taksë të re për apartamentet me qira ditore. Ajo do të jetë 20 euro në vit për çdo shtrat që është vendosur në këto struktura.

Pronarët e apartamentet me qira ditore do të paguajnë një taksë të sheshtë. Ajo do të jetë 20 euro në vit për çdo shtrat në fazën fillestare dhe do të rritet në 50 euro, në fazat e mëvonshme.

Po ashtu, pronarët apo operatorët e këtyre strukturave me qira afatshkurtër, të cilët shpesh nuk deklarojnë të ardhurat, do të jenë nën monitorimin e një task-force për frenimin e ekonomisë informale.

Sipas Ministrisë së Turizmit, në vitin 2023 janë identifikuar në platformat “Booking” dhe “Airbnb” mbi 18 200 njësi me qira afatshkurtër, të cilat kanë 176 mijë shtretër. Vetëm nga kjo pagesë, deri në vitin 2030 qeveria planifikon të mbledhë 14.4 milionë euro. Gjithashtu, të ardhurat nga taksat e fjetjes në hotele pritet të arrijnë 70.5 milionë euro në vitin 2030, nga 22 mln që vilen sot.

 Në total, masat e reja fiskale dhe formalizimi i sektorit, pritet të cojë në arkën e shtetit deri në 85 milionë euro në vit.

Me strategjinë e hedhur për konsultim, ministria e Turizmit, do të krijojë një platformë për regjistrimin e turistëve dhe netëve të qëndrimit në kohë reale, duke synuar rritjen e të ardhurave nga turizmi deri në 6.6 miliardë euro në vitin 2030.

Artikulli paraprakMedia franceze: Rama “autoritar, i korruptuar” dhe farsa me BE
Artikulli tjetër“Near-shoring” po e kthen Europën Lindore në Kinën e re! Por, cilat janë rreziqet e “lulëzimit” të investimeve të huaja direkte