Rekordmeni” Lotar Mateus ka përzgjedhur së fundmi në rubrikë e tij në mediumin “Bild” 10 futbollistë më të mirë në historinë e kombëtares së Gjermanisë, duke e nisur me kryesorin Bekenbauer. Ai nuk ka përfshirë në këtë listë Tomas Myler apo veten e tij.1.FRANC BEKENBAUER – “Franc është numri një jo vetëm për arsye sportive, por edhe për arsye personale. Franc bëri gjithçka që ai preku të shkëlqejë. Ishte elegant, ai luajti edhe pavarësisht dëmtimeve, duke shtrënguar dhëmbët për ekipin e tij, si në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1970 kundër Italisë. Bekenbauer shënoi gola të rëndësishëm në historinë e Botërorëve. Filloi në mesfushë dhe më pas shpiku pozicionin e lirë për vete. Ai ishte një kapiten i lindur, brenda dhe jashtë fushës”.
2.GERD MYLER – “Bombarduesi i kombit. Gerdi mbart kuota të pabesueshme golash, duke shënuar mesatarisht mbi një gol për ndeshje ndërkombëtare në fanellën e Gjermanisë, 68 gola në 62 ndeshje janë të pabesueshme. Ai shënoi në finale, në Kupën e Botës, Kampionatin Europian dhe Kupën e Kampioneve. Mënyra se si i shënonte golat ishte e paimitueshme”.
3.MIROSLAV KLOSE – “Një person i qetë, me këmbë në tokë, i ngjashëm me Uve Zeler. Miro ka thyer të gjitha rekordet. Ai është rekordmeni i ‘Pancerave’ me 71 gola dhe theu rekordin e Ronaldos, fenomenit në Kupën e Botës me 16 finalizime. Është i dyti me mësë shumti prezenca ndërkombëtare pas meje (137). Miro, së bashku me Kale Ridle, është lojtari më i mirë me kokë që kemi pasur ndonjëherë”.
4. UVE ZELER – “Me vetëdije kam përjetuar Kupën time të parë të Botës me të në vitin 1970, ku ai shënoi golin e tij të bujshëm me pjesën e pasme të kokës kundër Anglisë, për të bërë rezultatin 2-2. Uve ka luajtur katër Kampionate Botërore. Instinkti i tij i golit ishte i jashtëzakonshëm”.
5.MANUEL NOJER – “Për mua, portieri më i mirë në histori. Pa të, fitorja e Kupës së Botës 2014 do të ishte e paimagjinueshme. Ai rishpiku lojën e portierit”.
6.FILIP LAHM – “Hapi përrallën me golin e tij të ëndrrave kundër Kosta Rikës në ndeshjen e parë të vitit 2006. Në 2010 ai mori shiritin e kapitenin nga Mikael Balak në Kupën e Botës dhe ishte drejtuesi i një ekipi të ri që luante futboll emocionues. Në vitin 2014 e kurorëzoi veten dhe Gjermaninë me titullin e Botërorit. Philipp arriti të largohej nga kombëtarja në kulmin e saj. Tomas Mylerin, të cilin do të kisha dashur ta kisha në ‘top 10’, nuk ia doli ta bëjë këtë në Gjermaninë, pra të jetë përcaktues”.
7.TONI KROS – “Futbollist i shquar në mesfushë gjatët Kupën së Botës 2014. Fitorja 7- 1 kundër Brazilit në gjysmëfinale ishte ndeshja më e mirë e karrierës së tij. Në Kampionatin Europian 2024, ai ia ktheu besimin Julian Nagelsman dhe drejtoi ekipin me stilin e identifikues të lojës. Kjo i ktheu tifozët e Gjermanisë sërish optimistë”.
8.ANDY BREHME – “Lojtari më inteligjent me të cilin kam qenë ndonjëherë në një ekip. I vetmi që mund të gjuante po aq fort me të majtën dhe të djathtën. I vetmi person që ka shënuar në finalen e Kupës së Botës 1990. Andi ishte si një vëlla për mua. Në atë kohë, ne kalonim më shumë kohë në dhomën e hotelit së bashku, sesa me partneret tona përkatës”.
9.FRIC VALTER – “Nuk e kam parë kurrë të luajë dhe nuk mund ta gjykoj nga pikëpamja e futbollit. Por, nëse dikush drejton skuadrën në një Botëror si në 1954, ai bën pjesë në ‘top 10′”.
10.GYNTER NECER – “Ai ishte një tip ndryshe nga shumë të tjerë, prerje flokësh të veçantë dhe Ferrarin dhe shpejt u bë një figurë kulti. Ishte e shkëlqyer ajo që bëri me topin. Ai nuk ishte thjesht një gjeni që përkëdheli topin. Gynter ishte po aq lider”, përfundoi Mateus.