Italia e gjitha nën ujë, një 20-vjeçar vdes nga përmbytjet, pezullohet qarkullimi hekurudhor në disa zona

 

Fundjavë me mot të keq në të gjithë Italinë. Nga veriu në jug, Gadishulli është nën ujë, i goditur nga reshjet intensive që kanë pushtuar edhe Sicilinë, e cila ka qenë nën kontrollin e një thatësire të madhe për muaj të tërë.

Mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth.

Një djalë 20-vjeçar vdiq në Pianoro. Ai po udhëtonte me vëllain e tij në një makinë të goditur nga një valë përmbytjeje.

Gjatë natës përmbytjet kanë shkuar edhe Ravenna, Modena, Reggio Emilia dhe reshjet e kanë bërë kritike situatën në të gjitha rrugët.

Po ashtu raportohet se është pezulluar qarkullimi hekurudhor në disa zona.

Artikulli paraprakPse Marksi gabohej në lidhje me punëtorët dhe pagat
Artikulli tjetër“Mjekët më thanë se kam 2-4 vite jetë”- Kampioni olimpik i çiklizmit: Kanceri i prostatës më është përhapur edhe në kocka! Ja mesazhi i tij