Shpërblimi i Elon Musk: Një milion dollarë kushdo që nënshkruan peticionin për mbajtjen e armëve në SHBA

Elon Musk do të “shpërblejë” një milion dollarë këdo që nënshkruan peticionin e tij online për të drejtën e posedimit të armës në SHBA.

 

Miliarderi premtoi në një tubim të shtunën në mbështetje të kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, se do të zgjidhte rastësisht një person nga nënshkruesit e peticionit të tij çdo ditë deri në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Fituesi ishte një burrë i quajtur John Dreher. Kriteri i vetëm, sipas Musk, ishte se ai kishte nënshkruar peticionin e tij në favor të amendamentit të parë dhe të dytë të Kushtetutës së SHBA, të cilat garantojnë lirinë e shprehjes dhe të drejtën për të mbajtur armë.

“John nuk e kishte idenë, meqë ra fjala,” tha Musk ndërsa i dorëzoi çekun Dreher.

Paratë janë shembulli më i fundit se si Musk po e përdor pasurinë e tij për të ndikuar në garën e presidenciale midis Trump dhe sfidueses demokrate Kamala Harris.

Artikulli paraprakGruri nuk shitet! Për të tretin vit radhazi fermerët e Myzeqesë hasin në probleme me tregun
Artikulli tjetërAdoleshenca problematike! Sjellje agresive dhe marrëdhënie seksuale në moshë të vogël, psikologia: Vajzat aborte që 13 vjeçe