Gruri nuk shitet! Për të tretin vit radhazi fermerët e Myzeqesë hasin në probleme me tregun

Për tre vite me radhë, fermerët e Myzeqesë nuk arrijnë të shesin grurin.

Asnjë fabrikë apo pikë grumbullimi nuk është interesuar për grurin e tyre këtë vit. Kryesisht në zonën e Grabianit, shtëpitë e kultivuesve janë plot me grurë të pashitur.

Mes atyre që po braktisin mbjelljen e tokës me grurë ka edhe nga ata fermerë janë marrë me këtë punë pre 40 vitesh.

Në kushtet kur edhe pse e kultivojnë për drithërat e tyre nuk ka interes, fermerët thonë se po shohin mundësi të tjera.

Çmimet e larta të mekanikës bujqësore dhe të plehrave kimike rriten kostot e prodhimeve për fermerët, të cilët dalin me humbje çdo vit.

Heqja e grurit nga skemat mbështetëse në bujqësi i rëndoj më shumë fermerët që thonë se është më mirë t’i lënë tokat e tyre pa mbjellë.

Artikulli paraprakAksident / Makina përplaset me motorin, lëndohet pasagjerja e motomjetit
Artikulli tjetërShpërblimi i Elon Musk: Një milion dollarë kushdo që nënshkruan peticionin për mbajtjen e armëve në SHBA