Adoleshenca problematike! Sjellje agresive dhe marrëdhënie seksuale në moshë të vogël, psikologia: Vajzat aborte që 13 vjeçe

Referuar ekspertëve, gjatë viteve të fundit problemet e shëndetit mendor po shfaqen më shpesh dhe më agresive tek paraadoleshentët mosha 10-13 vjeç. Marrëdhëniet seksuale si djemtë edhe vajzat po i nisin që 12-13 vjeç, pohojnë ata.

“Këto 5 vitet e fundit vë re që është ulur shumë pragu i moshës. Që nga mosha 7-vjeçarë e lart, fëmijët po shfaqin probleme të shëndetit mendor, jo vetëm të ankthit, por probleme edhe më të forta, nga presioni i shoqërisë, nga modelet televizive, do të dëshironin të kishin një jetesë që e ka një i rritur, por duke qenë në moshë të vogël gjë që është e pamundur.

Edhe marrëdhëniet seksuale kanë filluar shumë më herët tek paraadoleshentët, mosha 12-13 vjeç, por gjëja më negative është tek vajzat të cilat fillojnë edhe abortet më herët, diku tek 13 vjeç ka ndodhur, duke shkaktuar një dëm të madh psikologjik tek këta fëmijë, pasi aborti në vetvete është një process zie, nuk është edhe aq i lehtë.

Presioni dhe shantazhi që i bëjnë njëri-tjetrit kjo grupmoshë, në rrjetet sociale, në grupe të fshehura, dhe ideja që do të paragjykohem nga bashkëmoshatarët, i bëjnë të mbyten, të tërhiqen dhe të përjetojnë edhe simptoma depresioni.

Gjatë punës sime has varësinë e paraadoleshentëve nga duhani, nga hashashi dhe substance narkotike, por edhe nga alkool kam vënë re.

Një problem shumë i madhe, por që rrallë flitet, janë abuzimet seksuale që ndodhin tek fëmijë të të dyja gjinive nga familjarë dhe të njohur të rritur. Ato nuk raportohen kurrë, por unë jam duke i trajtuar përgjatë seancave psikologjike“, tha Adelina Pjetra-Psikologe Klinike.

Artikulli paraprakShpërblimi i Elon Musk: Një milion dollarë kushdo që nënshkruan peticionin për mbajtjen e armëve në SHBA
Artikulli tjetërStuhia ‘Ashley’ kërcënon Britaninë, me erë të fortë dhe paralajmërim për përmbytje