Trajneri i Tenerifes, Pepe Mel, nuk është kursyer në komentet e tij pas humbjes 4-0 ndaj Granadës, në një sfidë ku Myrto Uzuni u bë protagonist absolut duke shënuar dy herë në portën kundërshtare në pjesën e parë.
“Çdo gjë shkoi gabim, gjëja e vetme pozitive është që ndeshja e radhës është të enjten. Ndaj ne do të kemi një tjetër test, pasi në këtë ne morëm një zero të madhe. Unë dua t’i kërkoj falje njerëzve dhe do të kujdesem që t’u fus gishtin në by*ë lojtarëve në mënyrë që atyre t’u dalë gjumi.
Unë u gabova, pasi imazhi që shfaqëm ishte i tmerrshëm dhe unë jam ai që duhet fajësuar. Pjesa e parë ishte e turpshme. Diferenca me Granadan ishte si e një transoqeaniku me një varkë.
Unë hodha në fushë çfarë kisha në dispozicion, ndërsa te Granada kishte lojtarë që kishin luajtur për kombëtaret. Ne nuk çojmë dot një lojtar as te U17”, theksoi trajneri i inatosur pas humbjes.